/2L ONLINE/ – Sot drejtoresha e shoqatës “GILAN” znj. Filiz Sllamniku vizitoi zyrat qendrore të Ekipit Monitorues I Mbikëqyrjes ( LMT) i KFOR-it-turk, ku u prit nga komandanti përgjegjës për regjionin e lindjes z. Mehmet Kaplan.
Takimi kishte karakter përshëndetës pasi që komandanti z. Kaplan do të merr detyra të reja në Ankara derisa në takim u cek edhe kontributi I kontigjentit turk si dhe qeverisë turke për të krijuar paqe e stabilitet edhe në regjionin e Anamoravës në të gjitha sferat e jetës.
Gjithashtu edhe komandanti u falënderua për bashkëpunimin me shoqërinë civile si dhe institucionet shtetërore lokale me qëllim të paqes dhe stabilitetit ndëretnik në komunën e Gjilanit por edhe më gjerë si dhe u zotua që bashkëpunimi me shoqërinë civile do të vazhdojë edhe në të ardhmen duke u ndjerë falënderues edhe për vizitën e bërë. /2L ONLINE/