DYLON

Drejtoresha e Shëndetësisë, viziton institucione shëndetësore e sociale në Siouxland Community Health Center

Drejtoresha e Shëndetësisë, viziton institucione shëndetësore e sociale në Siouxland Community Health Center
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në Komunën e Gjilanit, Mimoza Kadriu dhe zyrtarë tjerë komunalë, në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në qytetin e binjakëzimit të Komunës së Gjilanit, zhvilluan takime me përfaqësues të institucioneve shëndetësore dhe sociale në Siouxland Community Health CenterDrejtoresha e Shëndetësisë, viziton institucione shëndetësore e sociale në Siouxland Community Health Center në ShBA.

“Gjatë kësaj vizite u njoha nga afër me organizimin dhe funksionimin e sistemit të kujdesit parësor shëndetësor, me theks të veçantë në menaxhimin social të rasteve dhe mbështetjen për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, si fëmijët në përkujdesje alternative, viktimat e dhunës në familje, personat me varësi nga substancat, personat pa strehim si dhe emigrantët e refugjatët”, tha drejtoresha Kadriu.

EkoHigjiena

Më tej drejtoresha theksoi, se po ashtu, diskutuan mbi rolin e mjekëve familjarë, infermierëve praktikues dhe asistentëve mjekësorë në ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore, si dhe mbi rëndësinë e parandalimit, vaksinimit, kontrolleve sistematike dhe menaxhimit të sëmundjeve kronike.

“Vizita shërbeu si një mundësi e rëndësishme për shkëmbim përvojash profesionale dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, duke marrë modele të avancuara të kujdesit të integruar shëndetësor e social, përdorimit të sistemeve elektronike shëndetësore dhe mbështetjes për grupet vulnerabël”, tha Kadriu.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, tregoi se kjo përvojë përbën një hap të rëndësishëm drejt avancimit të shërbimeve shëndetësore dhe sociale në komunën tonë, përmes partneritetit dhe shkëmbimit të praktikave më të mira ndërkombëtare.  /2LONLINE/