DYLON

Drejtoresha e Shëndetësisë: Do të subvencionojmë punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Drejtoresha e Shëndetësisë: Do të subvencionojmë punësimin e personave me aftësi të kufizuara
Avatar photo Redaksia

I është dhënë drita jeshile nga këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Gjilanit vendimit të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të komunës së Gjilanit, për subvencionimin e punësimit të personave me aftësi të kufizuara.

Drejtoresha e kësaj drejtorie, Mimoza Kadriu-Qerimi, tha se me mbështetjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, Kuvendi i Komunës, miratoi unanimisht propozimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për subvencionimin e punësimit të personave me aftësi të kufizuara.

EkoHigjiena

“Ky program parasheh punësim 1-vjeçar me gjysmë orari (4 orë), me qëllim krijimin e mundësive të reja për punësim, rritjen e përfshirjes sociale dhe ekonomike, si dhe mbështetjen e bizneseve lokale që punësojnë këtë kategori”, tha drejtoresha Kadriu-Qerimi.

Sipas saj ky program pritet të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e papunësisë dhe në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, tregoi se së shpejti do të hapet edhe thirrja për aplikim.

“Ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt përfshirjes, barazisë dhe mbështetjes konkrete për një jetë më dinjitoze dhe më të pavarur për të gjithë”, tha drejtoresha MImoza Kadriu-Qerimi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.