DYLON

Drejtoresha e DSHMS-së: Rëndësia e infermierëve është e pakontestueshme

Drejtoresha e DSHMS-së: Rëndësia e infermierëve është e pakontestueshme
Avatar photo Redaksia

Më 12 maj të çdo viti, bota feston Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve në shenjë mirënjohjeje për kontributit e palodhshëm të infermierëve për të shpëtuar jetë dhe për të ofruar kujdes cilësor për pacientët.

Aurora Osmani Buca, drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) në Gjilan, thotë se rëndësia e infermierëve është e pakontestueshme.

EkoHigjiena

“Rëndësia e infermierëve është e pakontestueshme  Këtë e shohim çdo ditë. E pamë veçmas gjatë pandemisë se COVID-19, kur infermierët e të gjitha fushave e nxorën ne pah rolin jetik të tyre, përkundër sfidave te mëdha me atë përballje”, ka thënë drejtoresha e DSHMS-së.

Sipas saj, sot, në ditën ndërkombëtare të tyre, të gjithë infermierëve ua ofrojnë mbështetje të plotë, duke theksuar se puna dhe kujdesi i tyre janë bazament për avancimin e kujdesit shëndetësor në secilin nivel.

“DSHMS, ju falënderon për mbështetjen që ua ofroni pacientëve dhe familjeve të tyre për të bërë jetë më të shëndetshme”, thotë drejtoresha, Aurorë Osmani Buca. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.