DYLON

Drejtoresha e DSHMS-së priti kryetarin e Shoqatës së të Verbërve në Gjilan –  Bashkëpunimi do të na sjell rezultate të kënaqshme

Drejtoresha e DSHMS-së priti kryetarin e Shoqatës së të Verbërve në Gjilan –  Bashkëpunimi do të na sjell rezultate të kënaqshme
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), Mimoza Kadriu, ka prit në takim kryetarin e Shoqatës Ndërkomunale të të Verbërve në Gjilan, Bajram Spahiun dhe koordinatoren e Forumit të Gruas në kuadër të shoqatës Shemsie Shkodrën.

Drejtoresha Kadriu tha se janë njoftuar nga afër me punën dhe shërbimet sociale e rehabilituese që ofrohen nga kjo shoqatë për anëtarët e saj. Po ashtu edhe për të arriturat dhe sfidat me të cilat përballen.

EkoHigjiena

Ajo theksoi se bashkëpunimi zingjiror me organizatat natyrisht se do të na sjell edhe rezultate të mira e të kënaqshme.

Nga ana tjetër, kryetari i Shoqatës Ndërkomunale të të Verbërve në Gjilan, Bajram Spahiu, ka uruar drejtoreshën për marrjen e përgjegjësisë të këtij dikasteri me shumë fusha sociale.

“Fillimisht e falënderuam, për kontributin e pa shoq të dhënë si asambliste deri më tani dhe të njëjtën kohë e informuam me fushëveprimtarinë e përgjithshme të ShNV-s, të arriturat dhe sfidat që po ballafaqohemi në përgjithësi”, tha kryetari Bajram Spahiu.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.