DYLON

Drejtoresha e DSHMS-së mirëpret në takim këshilltarët e Ministrit të Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare

Drejtoresha e DSHMS-së mirëpret në takim këshilltarët e Ministrit të Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare
Avatar photo Redaksia

Mimoza Kadriu Qerimi, drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS) të Komunës së Gjilanit, ka bërë me dije  ka pritur në takim Petrit Sopjanin dhe  Liridon Llozanin, këshilltarë të Ministrit të Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare.

“Gjatë takimit zhvilluam një diskutim të hapur dhe konstruktiv lidhur me nevojat, sfidat dhe prioritetet e Qendrës për Punë Sociale, si dhe mundësitë konkrete për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe nivelit qendror”, ka thënë drejtoresha Kadriu Qerimi.

EkoHigjiena

Ajo bëri me dije se në fokus të diskutimit ishin forcimi i kapaciteteve të Qendrës për Punë Sociale, përmirësimi i kushteve dhe cilësisë së shërbimeve, mbështetja e profesionistëve që punojnë drejtpërdrejt me qytetarët, si dhe krijimi i mekanizmave më efikasë për trajtimin e rasteve dhe mbështetjen e familjeve dhe individëve në nevojë.

Drejtoresha e DSHMS-së tha se po ashtu, u diskutua edhe për pozitën e punëtorit social, sfidat me të cilat përballen në terren, si ngarkesa e lartë e rasteve, mungesa e resurseve dhe nevoja për mbështetje më të madhe institucionale, si dhe mundësitë për përmirësimin e kushteve të punës, avancimin profesional dhe krijimin e pozicioneve më të favorshme dhe të qëndrueshme të punës pë ta.

“U dakorduam që bashkëpunimi institucional të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që nevojat e identifikuara të adresohen përmes angazhimit të përbashkët dhe koordinimit sa më të mirë ndërmjet nivelit lokal dhe qendror. Si Drejtori e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, mbetemi të përkushtuar që së bashku me institucionet qendrore të punojmë për një sistem social më funksional, më të fuqishëm dhe më pranë qytetarit”, ka thënë Mimoza Kadriu Qerimi, drejtoreshë e DSHMS-së, në Komunën e Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.