Drejtoresha e DSHMS-së: Kujdesi për moshën e tretë është përgjegjësi dhe respekt
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, e komunës së Gjilanit, Mimoza Kadriu Qerimi, ka vizituar zyrat e Shoqatës së Pensionistëve në Gjilan.
Ajo është prit nga kryetari I pensionistëve, Metush Dubova dhe kryetarja e pensionisteve, Gynai Bajrami.
“Pas renovimit të zyrave, kemi përfunduar edhe inventarizimin e hapësirave të dedikuara për pensionistët, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt funksionalizimit të tyre”, tha Mimoza Kadriu.
“Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, tregoi se kështu, po realizohet edhe një premtim i kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për krijimin e kushteve më të mira për pensionistët tanë. Tashmë, edhe aktivi i grave pensioniste dhe pensionistët në përgjithësi do të kenë hapësirat e tyre, ku mund të kalojnë kohën e lirë, të organizojnë aktivitete dhe të ruajnë lidhjet shoqërore”, tha drejtoresha e DSHMS-së.
Ajo shtoi se kujdesi për moshën e tretë nënkupton respekt për përvojën, dinjitetin dhe kontributin e tyre në shoqëri.
“Do të vazhdojmë të angazhohemi që pensionistët tanë të kenë hapësira të përshtatshme dhe mundësi për një jetë aktive e dinjitoze”, tha drejtoresha e DSHMS-së, Mimoza Kadriu Qerimi. /2LONLINE/
