DYLON

Drejtoresha e DSHMS-së dhe ajo e QKMF-së shohin nga afër procesin e vaksinimit në disa qendra mjekësore

Drejtoresha e DSHMS-së dhe ajo e QKMF-së shohin nga afër procesin e vaksinimit në disa qendra mjekësore
Avatar photo Redaksia

Nga vizitat e sotme nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), Aurorë Osmani, së bashku me Drejtoreshën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF),  Arbenita Hajdari, përcollën nga afër procesin e vaksinimit në disa qendra mjekësore.

EkoHigjiena

Nga fillimi i vaksinimit kundër gripit sezonal e deri më tash, janë vaksinuar rreth 4 mijë qytetarë.

194- QMF Ramiz Cërnica

808- QMF Dardania

302- QMF Dheu i Bardhë

104- QMF 28 Nëntori

127- AMF Përlepnicë

Drejtoresha e DSHMS-së, Aurora Osmani bëri me dije se këto janë shifrat e sotme të raportuara nga këto qendra mjekësore.

“Gjithashtu në bashkëbisedim me mjekët e infermierët u rikonfirmua edhe njëherë përkrahja e vazhdueshme e drejtorisë, në përmirësimin e kushteve dhe avancimin e shërbimeve”, ka thënë drejtoresha Osmani.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.