DYLON

Drejtoresha e DSHMS-së: Ambulancat në Bresalc dhe Miresh së shpejti do të rinovohen

Drejtoresha e DSHMS-së: Ambulancat në Bresalc dhe Miresh së shpejti do të rinovohen
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), Mimoza Kadriu Qerimi, së bashku me zëvendësdrejtoreshën e QKMF-së, u. d. Dr. Merrushe Ajeti Haziri, vizituan dy qendrat e mjekësisë familjare në fshatrat Bresalc dhe Miresh.

“Gjatë kësaj vizite patëm kënaqësinë të takojmë nga afër stafin shëndetësor, të cilët çdo ditë janë në shërbim të qytetarëve me përkushtim dhe profesionalizëm”, tha drejtoresha Kadriu Qerimi.

EkoHigjiena

Më tej drejtoresha për Shëndetësi, tregoi se diskutuan rreth investimeve të rëndësishme që do të realizohen në këto dy qendra, të cilat pritet të fillojnë shumë shpejt me procesin e rinovimit.

“Këto investime synojnë përmirësimin e kushteve të punës për stafin dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët tanë, duke garantuar kujdes më të mirë dhe më dinjitoz për secilin pacient”, tha drejtoresha Mimoza Kadriu.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.