DYLON

Drejtoresha e DKA-së, Albana Demiri mirëpret nxënësen e klasës së gjashtë, Vesa Xhymshiti

Drejtoresha e DKA-së, Albana Demiri mirëpret nxënësen e klasës së gjashtë, Vesa Xhymshiti
Avatar photo Redaksia

“Sot prita në takim nxënësen e klasës së gjashtë, Vesa Xhymshiti. Vesa na përfaqësoi denjësisht në Olimpiadën “NEO SCIENCE OLYMPIAD”, e mbajtur në New York nga data 6 deri më 12 qershor”, ka thënë Albana Demiri, drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan.

EkoHigjiena

Ajo tha se, Vesa u shqua për suksesin e saj të jashtëzakonshëm. Pjesëmarrja e saj u shënua me triumfin e vendit të parë, në kategorinë “Best of the Best” në matematikë.

Drejtoresha e Arsimit tha se kjo është një arritje e shkëlqyer që dëshmon për aftësitë e saj të larta dhe përkushtimin ndaj shkencës.

“Ajo gjithashtu u nderua me medaljen e argjendtë në fushën e shkencës, e cila tregon përpjekjet dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm në studimin dhe aplikimin e dijeve shkencore. Vesa është një shembull frymëzimi duke demonstruar se me punë dhe përkushtim, ëndrrat mund të bëhen realitet”, ka thënë drejtoresha e DKA-së, Albana Demiri.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.