DYLON

Drejtoresha e Administratës: Kryetari Hyseni rrit fondet e buxhetimit me pjesëmarrje nga 280 mijë euro në 400 mijë euro për vitin 2025

Drejtoresha e Administratës: Kryetari Hyseni rrit fondet e buxhetimit me pjesëmarrje nga 280 mijë euro në 400 mijë euro për vitin 2025
Avatar photo Redaksia

“Për të tretin vit radhazi, Komuna e Gjilanit, po realizon buxhetimin me pjesëmarrje”, thotë Arbenita Sopi Haziri, drejtoreshë për Administratë në Komunën e Gjilanit, sipas të cilës motoja e buxhetimit me pjesëmarrje për këtë vit është: “Lagjja jote, vendimi yt”.

Tashmë është publikuar edhe kalendari i takimeve publike, dhe do të mbahen gjashtëmbëdhjetë sosh.

EkoHigjiena

Ajo tregon se takimet e para mbahen në shtatë lagje dhe fshatra të komunës dhe nisin nga 14 maji dhe vazhdojnë deri më 23 maj, ku qytetarët japin propozimet e tyre për projekte.

Derisa takimet e dyta vazhdojnë nga 26 deri më 30 maj, votohet për projektet e përzgjedhura.

Projekti që merr vota më së shumti nga qytetarët vazhdon procedurën e hyrjes në projekt buxhetin e vitit 2026.

“Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka rritur buxhetin e investimeve për buxhetimin me pjesëmarrje nga 280 mijë euro në 400 mijë euro për projektet e qytetarëve për këtë vit”, tha Sopi Haziri.

Drejtoresha e Administratës, shtoi se demokracia zhvillohet kur qytetarët marrin rol aktiv në hartimin e politikave lokale.

“Buxhetimi me pjesëmarrje, është një mundësi për përfshirje dhe vendimmarrje të drejtpërdrejtë”, tha Sopi Haziri.

Më tej ajo shtoi se, siç tashmë është bërë praktikë, në takimet e para, qytetarët do të propozojnë projektet, të cilat më pas do të votohen gjatë takimeve të dyta. Projektet që marrin më së shumti vota do të përfshihen në buxhetin e komunës.

“Andaj, dëshirojmë të ndajmë me ju orarin e diskutimeve publike për buxhetimin me pjesëmarrje për komunën tonë dhe ju ftojmë të bëheni pjesë e vendimmarrjes lokale, të propozoni dhe të vendosni për projektet me prioritet në lagjen, fshatin apo komunitetin tuaj”, tha Arbenita Sopi Haziri.

Drejtoresha e Administratës theksoi se,  bashkë punojmë dhe ndërtojmë të ardhmen, duke krijuar kushte dhe mundësi të barabarta për të gjithë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.