DYLON

Drejtoresha Aurorë Osmani vlerëson punën e doktoreshës Ramize Ahmeti Ibrahimi

Drejtoresha Aurorë Osmani vlerëson punën e doktoreshës Ramize Ahmeti Ibrahimi
Avatar photo Redaksia

Në ciklin e kafeve falënderuese, Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS). Aurorë Osmani ftoi për kafe falënderuese, Dr. Ramize Ahmeti Ibrahimi, Mr. Sci. Specialist i Mjekësisë Familjare.

“Zonja Ahmeti Ibrahimi, tash e 27 vite, është punëtore shëndetësore në kuadër të kujdesit parësor shëndetësor”, ka thënë drejtoresha Osmani.

EkoHigjiena

Sipas saj, doktoresha Ramize, gjatë muajit nëntor ka ofruar shumë shërbime shëndetësore, duke filluar nga diagnostifikimi, trajtimi, promovimi, edukimi dhe trajnimi për stafin e komunitetin.

“Doktoresha njihet për energjinë e saj, punën e madhe, sjelljet njerëzore, qasjen humane karshi pacientëve, e mbi të gjitha korrektësisë e profesionalizmit”, ka thënë drejtoresha e DSHMS-së, Aurorë Osmani.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.