DYLON

Drejtimi i kulinarisë është drejtimi i ri në IAAP “Andrea Durrsaku” në Kamenicë

Drejtimi i kulinarisë është drejtimi i ri në IAAP “Andrea Durrsaku” në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka vizituar ambientet e Qendrës së Karrierës së bashku me drejtorin e DKA-së Afrim Dervishi, ku kanë takuar 9 nxënësit e parë të drejtimit të ri të kulinarisë në IAAP “Andrea Durrsaku”.

Ata kanë parë për së afërmi punën e mësuar për pak kohë nga këta nxënës, si dhe kanë shijuar pjatat e para të përgatitura nga vet nxënësit.

EkoHigjiena

Kryetari Rahimaj ka përshëndetur kontributin e mësimdhënësve dhe stafit për punën e bërë deri më tani, si dhe ka uruar suksese për nxënësit e këtij drejtimi.

Nxënësit që po përgatiten në këtë drejtim, do të bëjnë edhe praktikë profesionale në bizneset që ushtrojnë të njejtën veprimtari. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.