“Drejtësia dhe Qytetarët” me ambasadoren Jacobson
Kampanja “Drejtësia dhe Qytetarët” organizon tryezën e gjashtë të ekspertëve me temën “Drejtësi e Qasshme”. Fjalën hyrëse do ta kenë Ambasadorja e SHBA-ve Tracey Ann Jacobson dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci.
Gjatë kësaj tryeze do të eksplorohet tema e qasjes së qytetarëve në proceset disiplinore dhe Pavarësia e mekanizmave disiplinor në kuadër të sektorit të drejtësisë. Kjo tryezë e rrumbullakët do të diskutoj pikat e forta dhe të dobëta të mekanizmave disiplinor të sektorit të drejtësisë në promovimin e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin e drejtësisë në Kosovë.
Ka për qëllim të mbledhë ekspertë, përfaqësues nga shoqëria civile dhe institucionet qeveritare, për të diskutuar problemet specifike dhe metodat për të zgjidhur këto probleme për një Sistem më të mirë të Drejtësisë. Këto tryeza të ekspertëve luajnë një rol shumë të rëndësishëm për Kampanjën në hartimin e propozimeve në aspektet reformuese të sistemit të drejtësisë.
Kjo tryezë do të ndahet në dy panele në të cilat do të diskutohet për temat: Qasje në Proceset Disiplinore dhe Pavarësia e Institucioneve Disiplinore. Panelet do të përcillen me diskutim të hapur, dhe kanë për qëllim identifikimin e çështjeve që zgjojnë vëmendje nga institucionet qeveritare dhe shoqëria civile. Çështjet e identifikuara do të diskutohen pas tryezës së rrumbullakët në raportin që do të shërbejë si një pikënisje për reformat e kampanjës në të ardhmen.
