DYLON

Drejt humnerës së vlerave, universitetit dhe prespektivës

Avatar photo Redaksia

Nga: Herolind Musliu

Universiteti i Prizrenit i cili mban emrin e heroit kombëtar ” Ukshin Hoti “konsiderohej si një universitet i cili pothuajse qëndronte paralel me universitetet me renome botërore,një universitet nga i cili kanë dalë shumë individë të sukseshëm e të cilët sot mbajnë pozitat e merituara mirëpo kohëve te fundit një hije e zezë po e ndjek këtë institucion edukativ dhe një gjë e tillë po i çon drejt një humbjeje studentet të cilët studiojnë aty dhe duan te profesionalizohen në një drejtim te caktuar.

EkoHigjiena

Universiteti Publik i Prizrenit ka filluar të rrugëtoj drejt humnerës së pakthim, në të cilën po ra veshtirë do ta ketë që të del përsëri nga aty. Dikush mund të pyes se pse ne si organziatë studentore jemi kaq të mllefosur?

Pergjigjet tona do të ishin këto:
Së pari, Universiteti Publik i Prizrenit ka filluar të humb kredibilitetin e të qenit universitet cilësor, i suksesshem e me kuadro të larta akademike, duke u shëndrruar në universitet sasior, të dështuar e me kuadro të ulta akademike.

Së dyti, studentëve të cilët janë përfitues të bursave studentore, në vend se tu ndahen mjetet finiaciare te cilat u takojne atyre, ato lëre se nuk u ndahen por askush për vonesën apo mos ndarjen e tyre përgjegjësi askush nuk jep.

Së treti, afati i janarit thuajse po fillon por shperndarja e ID KARTELAVE tek studentët po mungon me këtë jemi dëshmitar së përveq studentëve, organeve drejtuese në universitet neglizhenca e administrates nuk ju pengon por ju duket se mire funksionon.

Së katërti, zgjedhjet studentore të cilat do të duhej që tashmë të shpalleshin në universitetin tonë, ato jo që nuk janë shpallur nga organet drejtuese por mos shpallja e tyre as që nuk është arsyetuar, e aq më shumë duket se kjo është bërë nga një numër i caktuar individësh me të vetmin qellim përmes shantazheve te ndryshme ne drejtim te studenteve, duan qe zgjedhjet studentore ashtu si i kane manipuluar perseri te njejten tradite te vazhdojne, sepse janë të vetë dijshëm po humbën nga universiteti do të shkojnë.

Së pesti, fan page zyrtar i këtij universiteti ne facebook do të duhej të ishte vetëm për njoftimin e studentëve sa i përket zhvillimeve të jetës studentore, por ajo ka ndryshuar kahjen sepse po bëhen edhe reklama të ndryshme me publikimin e fotografive të ndryshme me individë të cilët i takojnë sferës politike, por të cilat foto pas një kohe të publikimit janë larguar nga aty sepse e kanë kuptuar se kundër tyre dikush do ti përdor.

Nga Rektori së bashku me të gjithë anëtarët e organve drejtuese të Universitetit Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti” si organziatë kërkojmë që të mos lejojnë të diskriminohen studentët duke anuar e duke i dhënë përkrahje e mbështjetje një grupi të caktuar e të shkilen e të diskriminohet shumica dërrmuese e këti studentëve të këti uiversiteti, sepse jam i bindur se ata e dine shumë mire se gjithmonë ekziston maksima ose parimi se shumica e mund dhe e sundon pakicen e jo pakica shumicën.

Fakti qëndron në atë se ne si organziatë studentore nuk kemi hy as për fame as për para, por të ju shërbejmë juve(studentëve), dhe asnjëherë nuk do të zmbrapsemi nga e vërteta, edhe nëse kjo organziatës apo anëtarëve personalisht.

Përmes këtij shkrimi besoj që na kanë kuptuar, na kuptojnë dhe do të na kuptojnë shumica. Më vjen keq për atë pakicë që nuk kanë dashur dhe nuk duan të na kuptojnë.

Në fund këtë shkrim po e mbyllim me një thënje të akademiut të ndjerë Esat Stavilecit në të cilën thuhet:

“Përherë kam konsideruar se më mirë është të largohesh se të të largojnë”.