DYLON

“Dramë për të qesh”, shfaqet më 24 janar 2026, ora 20:00

“Dramë për të qesh”, shfaqet më 24 janar 2026, ora 20:00
Avatar photo Redaksia

/ Teatri i Qytetit – Gjilan /

Në natën e parë të Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2026”, më 24 janar 2026 (e shtunë), ora 20:00, në Teatrin e Gjilanit, shfaqet drama nga Teatri i Tetovës, “Dramë për të Qesh”.

EkoHigjiena

Autor & Regjisor: Sulejman Rushiti
Ass. Regjie: Linda Shabani
Kostumografia: Azra Mehmedi

Interpretojnë: Arsim Kaleci, She Ilazi, Petrit Neziri, Ermal Çanga, Arta Zejneli, Elmir Sejfullai, Sami Mustafa, Abdulla Osmani, Bekim Jahiu, Linda Shabani dhe Hasim Memishi Sopi

“Dramë për të qesh” është një shfaqje, përmes ngjarjeve të të cilës, brenda një teatri ku duhet të ringjallen personazhet e Shekspirit nga adaptimi postmodern, na zbërthen dramën e aktorëve, punonjësve të teatrit, spektatorëve dhe pushtetarëve, një mozaik njerëzor që jeton paralelisht me shfaqjen që pret të luhet.

Në skenë defilon një seri e larmishme karakteresh, të cilët përplasen me një varg të papriturash që lindin të tjera të papritura, duke krijuar situata komike, absurde, por thellësisht njerëzore. Në këtë lojë të dendur tensioni e humori, shpërfaqen klishetë ndaj artistëve, përplasjet mes egove, marrëdhëniet e brishta me pushtetin dhe lufta e përhershme për hapësirë e pushtet.

Shfaqja pasqyron shoqërinë, përmes një kohe skenike që rrjedh saktësisht njësoj si koha reale, ku personazhet e botës së përditshme ndërhyjnë në botën e fiksionit, duke shkrirë kufijtë mes asaj që jetojmë dhe asaj që interpretojmë.