DYLON

“Dramë për të qesh” përmbyll Manifestimin Tradicional “Lulëkuqet e Prillit”

“Dramë për të qesh” përmbyll Manifestimin Tradicional “Lulëkuqet e Prillit”
Avatar photo Redaksia

Shfaqja “Dramë për të qesh” ka shënuar aktivitetin përmbyllës të një agjende të pasur dhe të larmishme kulturore, e organizuar në kuadër të Manifestimit Tradicional “Lulëkuqet e Prillit”, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj.

Përmes kësaj shfaqjeje, publiku kamenicas pati mundësinë të shijojë një mbrëmje artistike të veçantë, e cila solli humor, reflektim dhe emocione, duke përmbyllur në mënyrë dinjitoze aktivitetet që i kushtohen kujtesës dhe vlerave historike të këtij manifestimi.

EkoHigjiena

““Lulëkuqet e Prillit” edhe këtë vit dëshmuan përkushtimin e Komunës së Kamenicës për të ruajtur dhe promovuar kulturën, artin dhe historinë, duke krijuar hapësira për aktivitete që bashkojnë komunitetin dhe nderojnë të kaluarën tonë kolektive”, thuhet në njoftimin e Komunës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.