/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës, njësiti anti-drogë nga shtabi qendror, që veprojnë në Gjilan, gjate një pune hetimore ne fshatin Dragancë – Komuna Artanë, ka ndalur tre persona dhe gjatë kontrollimit të veturës “Tauran” me ngjyre Teget 06 gjen një paketim me substance narkotike të llojit Marihuanë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se në kordinim me Prokurorin e Shtetit kanë vazhduar hetimet ku është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit A.R. (1993) ku gjatë kontrollimit është gjetur dhe janë sekuestruar dy paketime me substanca narkotike të llojit Marihaunë, një armë AK-47 me një karikator me 25 fishekë, 22 fishekë të kalibrave të ndryshme, një mulli për bluarje dhe një peshore elektronike.
“Pas kthimit në stacion policor në Gjilan kemi bërë matjen e sasisë së dyshuar të substancës narkotike dhe kemi bërë testin fushor që ka rezultuar pozitiv e lloj“Marihuanë” me peshë prej 110.4 gramë. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës në zyrën e Stacionit policor në Gjilan”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, me aktvendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet për 48 orë dhe lënda pas kompletimit dorëzohet në Prokurorinë Themelore në Gjilan, departamenti për krime të rënda. /2L ONLINE/