Dr. Parashtica: Tejet e rëndësishme përfshirja e IPSH-ve në parandalimin e përhapjes së Koronavirusit

Dr. Parashtica: Tejet e rëndësishme përfshirja e IPSH-ve në parandalimin e përhapjes së Koronavirusit

Përfshirja në një sistem të integruar apo ndihma e dhënë Institucioneve Private Shëndetësore (IPSH) për të luftuar përhapjen e virusit COVID – 19, është tejet e rëndësishme, pasi pacientët që mund të jenë të prekur me koronavirus mund ‘t’i kërkojnë shërbimet edhe në këto institucione shëndetësore.

Por, drejtuesit e këtyre institucioneve kërkohet të qartësohet roli i tyre pasi ata edhe tregojnë gatishmërinë e tyre për të kontribuuar bashkërisht në përballimin e situatës aktuale.

Duke iu referuar se prej nga janë të prekurit me koronavirus, deri më tani, Komuna e Gjilanit është në mesin e komunave më të prekura dhe mësohet se pikërisht ndër rastet e para që u janë referuar institucioneve përkatëse (Spitali Rajonal dhe Klinikës Infektive në Prishtinë), si raste të dyshuara, mësohet se janë të pacientëve që janë kontrolluar pikërisht në Institucionet Private Shëndetësore, shkruan Portali 2LONLINE.com.

E ka drejtues të këtyre institucioneve që me kohë iu janë adresuar institucioneve përkatëse si Ministrisë së Shëndetësisë, institucioneve komunale…, por se fatkeqësisht deri më tani nuk kanë marrë ndonjë përgjigje konkrete.

IPSH-të vazhdojnë të punojnë, duke i përfshirë masat që i kanë ndërmarr vet ato, por se kërkohet që të sqarohet roli i tyre, ose të përfshihen me institucionet tjera në këtë luftë kundër virusit në fjalë ose të ndihmohen që ta kenë më lehtë që aktivitetin e tyre ditore ta zhvillojnë në mbrojtje të plotë për veten e tyre dhe pacientëve që kërkojnë shërbime aty.

Dr. Fatmir R. Parashtica, drejtor i Poliklinikës “Diagnoza” në Gjilan ka bërë me dije për Portalin 2LONLINE.com, se me kohë iu është drejtuar institucioneve përkatëse si, Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht ministrit Vitia, IKSHPK-së, institucioneve komunale (drejtues të Komisionin Komunal për Emergjenca), për përfshirje të IPSH-ve në luftën për parandalimin e infeksionit me virusin Covid-19.

Ai thotë se qysh me 12 mars, atëherë kur nuk kishim të konfirmuar persona të infektuar me COVID-19, i ka adresuar një shkresë ministrit Vitia, ku fillimisht i ka përgëzuar për masat e ndërmarra për parandalimin e epidemisë eventuale të shkaktuar nga Coronavirusi dhe ku si drejtor i një institucionit privat shëndetësor, ka ofruar kontributin, në masat që do të ndërmerren edhe pse deri në atë moment nuk kishte ndonjë informacion zyrtar se gjate marrjes së këtyre masave parandaluese të jenë të përfshira edhe IPSH-të.

Dr. Parashtica tha se e ka njoftuar ministrin se atyre ditëve pranojnë deri në 50 pacientë ditorë, shumica me simptomatologji të gripit sezonal që vijnë nga regjioni i Gjilanit, por edhe rreth 30-35% nga diaspora të cilët për shkak të pozitës së tyre të favorshme materiale, shërbimet shëndetësore kryesisht i bëjnë kryesisht te ne, por edhe nëpër IPSH anekënd Kosovës.

Ai tha se duke u nisur nga ky fakt në shkresën drejtuar ministrit, kishte shprehur mendimin e tij se beson që pikërisht gjasat që rasti i parë që mundet të zbulohet me infeksion të virusit Covid-19, do jetë personi që shërbimin shëndetësor do ta kërkojë me përpara në IPSH-të se sa ne institucionin publik. Dr Parashtica duke shtruar pyetjen se a janë të mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe të koordinuar nëse kjo ndodhë, kishte propozuar që të kontribuojnë të gjithë së bashku.

“Duke u nisur nga fakti që ne disponojmë me hapësira, pajisje, laboratorë për analiza rutinore e tjera, e sidomos disponojmë me personel profesional të gatshëm të ballafaqohet me këtë sfidë, sa më parë të na kontaktoni në një mbledhje drejtuesit e spitaleve dhe poliklinikave private që me propozime konkrete, masa dhe pajisje për mbrojtje të personelit shëndetësor, triazhim e deri te evakuimi i të prekurve të dyshuar për në në IKSHPK apo Klinikën Infektive nën masat e parapara për këto situata, të kontribuojmë që të gjithë së bashku si sistem i integruar ta përballojmë si është më së miri dhe të organizuar këtë situate aspak të zakonshme”, ishte thënë në një shkresë të tillë.

Dr.Parashtica ka bërë me dije se e kishte njoftuar ministrin që ai dhe stafi i poliklinikës së tij ishin të gatshëm dhe vullnetarisht ne dispozicion të Ministrisë që me propozimet dhe veprimet e tyre konkrete të kontribuojmë në përballimin e situatës aktuale, por se nuk kishte pasur përgjigje konkrete.

Ai tha se, më pas, kur u konfirmuan rastet e para edhe në Gjilan dhe duke iu referua se pikërisht ato ishin referuar nga kjo klinikë, i ka adresuar serish shkresë ministrit, Vitia por edhe nënkryetarit të komunës, për përfshirje të IPSH-ve në parandalimin e infeksionit me virusin Covid-19.

Sipas tij, në këtë shkresë ua kishte bërë me dije se ashtu siç kishte paralajmëruar në shkresën e 12 marsit se pacientët e parë të supozuar me infeksion te Covid -19 do të mund të identifikoheshin më parë në klinikat private sesa ato publike, me dy rastet e para në Gjilan, ky supozim i tij u tregua i saktë.

Parashtica tregon për 2LONLINE.com, se ishte pacientja 36 vjeçare nga fshati Vrapçiq qe e kishin referuar në Spitalin Regjional në Gjilan si dhe më pas edhe pacientja nga i po i njëjti fshat, e moshës 50 vjeçare, që ka qenë në kontakt me pacienten e parë, që po ashtu kishte kërkuar ndihmë në këtë klinikë, dhe e cila ishte referuar për në Kliniken Infektive në Prishtinë, ku ishin konfirmuar se janë të infektuara me COVID – 19.

Përndryshe, Dr. Parashtica tha se stafi i Poliklinikës së tij, nga data 12 mars kanë qenë të mbrojtur me maska, dorëza dhe uniforma mjekësore, ndërsa po ashtu kanë realizuar edhe dezinfektimin e Poliklinikës nga kompania e autorizuar si dhe Klinika k vendosur orarin e reduktuar, por te gatshëm gjithnjë për punë.

Ai tha se në shkresën e dytë tutje kishin treguar se presin udhëzime dhe mbështetje (maska mbrojtëse, doreza, kapela syza dhe kombilezone mbrojtëse të parapara për këtë lloj situate), pasi rezervat e tyre ishin në mbarim.

Po ashtu, Dr Parsshtica tha se në fund të shkresës kishte bërë me dije se Poliklinika dhe stafi i tij ishin të gatshëm të vazhdojnë në mbrojtje të popullatës si kurrë më parë dhe se në rast nevoje janë të gatshëm të kalojnë plotësisht si klinikë dhe si staf në dispozicionin deri në stabilizim të situatës, por kanë ngelur duke pritur udhëzime, pasi përgjigje konkrete nuk kanë marr deri më tani

Ai edhe sot pret që, qoftë niveli komunal qoftë ai qendror të sqarohet për kërkesën e tij, që tutje të veprohet koordinueshëm, të ndihmohen që të luftohet më lehtë virusi dhe që të parandalohet përhapja e tij, duke e ditur që pacientët për sëmundjet e tyre mund të vazhdojnë të kërkojnë shërbime shëndetësore nëpër klinika private anembanë Kosovës dhe mund të ndodh që ata të jenë të prekur nga COVID – 19.

KOMENTE