DYLON

Dr. Naim Mustafa, pjesë e listës garuese të AAK-së

Dr. Naim Mustafa, pjesë e listës garuese të AAK-së
Avatar photo Redaksia

Dr. Naim Mustafa do të jetë pjesë e listës garuese të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për Asamble Komunale, në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Atë e ka prezantuar, Nazim Gagica, kreu i AAK-së së Gjilanit, njëherësh kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e tetorit.

EkoHigjiena

“Me krenari ju prezantojmë kandidatin tonë për zgjedhjet lokale, Dr. Naim Mustafa. Ai është profesor në Shkollën e Mjekësisë, ku ka ndikuar në edukimin e qindra nxënësve e të rinjve, duke i përgatitur për një të ardhme në shërbim të shëndetit të njerëzve”, ka thënë Gagica.

Si mjek i përkushtuar, Dr. Mustafa ka dhënë kontribut të madh në përmirësimin e shëndetësisë, duke e vënë profesionin e tij në shërbim të komunitetit.

“Me punën e tij të ndershme dhe përkushtimin në arsim e shëndetësi, ai ka fituar respektin e qytetarëve dhe kolegëve. Sot, Dr. Naim Mustafa vendos dijen dhe përvojën e tij në shërbim të qytetit të tij. Është mision për të krijuar kushte më të mira për qytetarët, për familjet, për fëmijët dhe për të ardhmen. Na priftë e mbara”, ka thënë Nazim Gagica i AAK-së.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.