83 vite më parë lindi doktori i parë i stomatologjisë në Anamoravë si dhe njëri ndër themeluesit e shkollës së infermierisë në Gjilan.
Nga: Fitim Guda
I shkolluar në kushte të vështira por kurrë nuk i’u zbehë dëshira për të arritur objektivat e tija!
I brumosur me ide përparimtare, mendja e tij ishte e harlisur pas idesë për prekjen e majave të diturisë. Kurrë nuk rreshti së punuari për kauzën e tij.
Me shokët e tij të kohës, vendosi themelet e mjekësisë gjilanase.
Sot në ditëlindjen e 83-të të doktorit, përulemi deri në pafundësi ndaj veprës të të gjithë atyre që në rrethanat e dhëna, me aq ndershmëri i shërbyen këtij vendi!
Doktor Jusuf Ismaili edhe sot mbetet i tillë, plotë elan për jete, i dashur për të gjithë si dhe shumë njerëzor ndaj të gjithëve!
Të paçim me shëndet të mirë, e jetë të gjatë Dr.Jusuf!