DYLON

Dr. Fitim Rifati zgjidhet Këshilltar shkencor (Prof. Dr.) në Institutin e Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë

Dr. Fitim Rifati zgjidhet Këshilltar shkencor (Prof. Dr.) në Institutin e Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë
Redaksia

Këshilli Shkencor i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, ka zgjidhur Dr. Fitim Rifatin Këshilltar shkencor (Prof. Dr.) për shek. XIX-XX.

Fitim Rifati u lind në Pogragjë të Gjilanit, më 13 shkurt 1987. Studimet themelore i ka kryer në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Edukimit, Drejtimin Histori-Edukatë Qytetare, ndërsa studimet e magjistraturës i ka kryer në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakultetin Filozofik, Drejtimin e Historisë. Studimet e doktoratës i ka përfunduar në Akademinë e Studimeve Albanologjike, Institutin e Historisë – Tiranë.

EkoHigjiena

Ka punuar si arsimtar i lëndëve Histori-Gjeografi në Shkollën e Mesme të Ulët “Vehbi Ibrahimi” në Uglar të Gjilanit (2011). Nga 11 gushti i vitit 2011 punon në Institutin e Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, fillimisht si Hulumtues praktikant, Hulumtues i pavarur, Bashkëpunëtor shkencor dhe Bashkëpunëtor i lartë shkencor për periudhën e shek. XIX-XX.

Ka qenë Kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” – dega në Gjilan (2010-2013), Sekretar Shkencor i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë (2022-2024), Koordinator Përgjegjës i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, për bashkërendimin e aktivitetit kërkimor dhe shkencor me Institutin e Historisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Fusha e tij kërkimore-shkencore, me theks të veçantë, lidhet me historinë e popullit shqiptar për periudhën e viteve 1878-1918, përkatësisht me aspektet politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore-arsimore, si dhe me kontribute të tjera profesionale për periudhën e shek. XIX-XX.

Është autor i monografive studimore, i botimeve me përmbledhje artikujsh dhe studimesh dhe i botimeve me dokumente. Ka botuar punime shkencore në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, ka marrë pjesë në konferenca e aktivitete shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe është shquar me pjesëmarrje në projekte dhe kontribute të tjera profesionale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.