DYLON

Dr Arben Bislimi – Kryetar i ri i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Dr Arben Bislimi, është zgjedhur Kryetar i ri I Shoqatës së Onkologëve të Kosovës. Delegatët e Kuvendit të rregullt zgjedhor të Shoqatës së Onkologëve të Kosovës kanë votuar më shumicë absolute votash për zgjedhjen e Dr Bislimit për një mandat të ri.

Dr Arben Bislimi, njëri nga specialistët e parë të Onkologjisë në vend, në marrje të mandatit ka shprehur gatishmëri dhe përkushtim për të avancuar ngritjen profesionale dhe shkencore, ruajtjen dhe krijimin e urave te reja te bashkëpunimit gjithnjë për te mirën e te sëmurëve onkologjik me një qasje multidisciplinare.

EkoHigjiena

“Është një kohë sfidash, vështirësive por përkushtimi i onkologëve do të jetë për të përballuar dinjitetshëm kërkesat e kolegëve tanë, pacientëve tanë dhe qytetarëve tanë”, ka thënë Dr.Arben Bislimi, ne fjalen e rastit.

Zgjedhja e Dr. Arben Bislimit, kryetar të Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, është bërë me përfaqësimin e delegatëve nga të gjitha klinikat e QKUK-së dhe përfaqësuesit e shërbimit primar .

Dr Arben Bislimi, ka falënderuar punën e deritashme të Shoqatës, kryetarin e saj Prof Dr. Besim Sllamniku, i cili ka dorëzuar raportin financiar dhe dokumentacionin përcjellës për udhëheqjen e re të Shoqatës.

Kuvendi i Shoqatës me votim unanim prof Dr. Besim Sllamnikun ka zgjedhur Kryetar Nderi të Shoqatës, si shenjë falënderimi për vullnetin e mirë dhe kontributin e dhënë me vite në fushën e onkologjisë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.