DYLON

Dr. Agron R. Leka jep dorëheqje nga të gjitha pozitat menaxheriale të Spitalit të Gjilanit

Dr. Agron R. Leka jep dorëheqje nga të gjitha pozitat menaxheriale të Spitalit të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Dr. Agron R. Leka, Internist Kardiolog, ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat menaxheriale të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit

Ai ka bërë me dije se këtë vendim e ka marrë pas një reflektimi të gjatë dhe të kujdesshëm, i diktuar nga disa arsye personale dhe profesionale, të cilat edhe i ka përmendur në deklaratën e tij.

EkoHigjiena

Deklarata e tij e plotë:

Të nderuar, Miq dhe Familjarë , ju njoftoj që sot kam dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat menaxheriale të SPGJ.

Ky vendim është marrë pas një reflektimi të gjatë dhe të kujdesshëm, i diktuar nga disa arsye personale dhe profesionale, të cilat po i rendis më poshtë:

1. Tejkalimi i të gjitha afateve ligjore për avansim pozite.

2. Mbingarkesa me 2 pozita menaxheriale njëkohësisht ud. Drejtorit Klinik si dhe shef të Njësisë Koronare repartit me vëllimin më të madh të punës në spital.

3. Kufizime institucionale – Gjatë ushtrimit të detyrës, jam përballur me pengesa të shumta administrative dhe burokratike, të cilat kanë vështirësuar zbatimin e reformave dhe përmirësimeve që e shoh të nevojshme për institucionin tonë.

Dua të falënderoj nga zemra të gjithë bashkëpunëtorët dhe stafin mjekësor për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen gjatë gjithë kohës së punës sime në këtë pozicion.

Në fund, më lejoni të theksoj se pavarësisht çdo pozite apo funksioni, profesioni i mjekut mbetet mbi të gjitha – një thirrje njerëzore dhe etike, që i shërben jetës dhe dinjitetit njerëzor.

Dr. Agron R. Leka
Internist Kardiolog