DYLON

Dorëzohet në polici portofoli me dokumente dhe para të gjetura

Dorëzohet në polici portofoli me dokumente dhe para të gjetura
Avatar photo Redaksia

Në Stacionin Policor në Viti, është paraqitur një qytetare e ndërgjegjshme, e cila ka njoftuar se kishte gjetur një portofol. Brenda portofolit ndodheshin dokumente personale, karta bankare si dhe një sasi e parave të gatshme.

Pas pranimit të portofolit, zyrtarët policorë nga Njësiti i Sektorit të Stacionit Policor në Viti, menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative, ku pas verifikimit të dokumentacionit, në bazë të procedurave të rregullta ligjore, është arritur të identifikohet dhe të kontaktohet pronari legjitim, të cilit i janë kthyer të gjitha gjërat e humbura.

EkoHigjiena

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan shpreh falënderimin për qytetaren në fjalë. Ky rast dëshmon edhe një herë se bashkëpunimi i ngushtë dhe besimi i ndërsjellë ndërmjet qytetarëve dhe Policisë së Kosovës është shtylla kryesore e sigurisë dhe mirëqenies në komunitet. /2LONLINE/