Dorëzohet në polici portofoli me dokumente dhe para të gjetura
Në Stacionin Policor në Ranillug është paraqitur një qytetare e ndërgjegjshëm E.Sh. i cili ka njoftuar se kishte gjetur një portofol. Brenda portofolit ndodheshin dokumente personale, karta bankare si dhe një sasi e parave të gatshme.
Pas pranimit të portofolit, zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Ranillug menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative ku pas verifikimit të dokumentacionit në bazë të procedurave të rregullta ligjore është arritur të identifikohet dhe të kontaktohet pronari legjitim të cilit i janë kthyer të gjitha gjërat e humbura.
Drejtori Rajonale e Policisë në Gjilan shpreh falënderimin për qytetaren në fjalë. Ky rast dëshmon edhe një herë se bashkëpunimi i ngushtë dhe besimi i ndërsjellë ndërmjet qytetarëve dhe Policisë së Kosovës është shtylla kryesore e sigurisë dhe mirëqenies në komunitet. /2LONLINE/
