DYLON

Dorëzohet në polici portofoli me dokumente dhe para të gjetura

Dorëzohet në polici portofoli me dokumente dhe para të gjetura
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se sot në Stacionin Policor në Viti është paraqitur qytetari B.Haziri i cili ka njoftuar se kishte gjetur një portofol brenda të cilit ndodheshin dokumente personale, karta bankare si dhe një sasi e parave të gatshme.

Pas pranimit të portofolit, zyrtarët policorë nga Stacionit Policor në Viti menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative, ku pas verifikimit të dokumentacionit në bazë të procedurave të rregullta ligjore, është arritur të identifikohet dhe të kontaktohet pronari legjitim, të cilit i janë kthyer të gjitha gjërat e humbura.

EkoHigjiena

Drejtori Rajonale e Policisë në Gjilan shpreh falënderimin për qytetaren në fjalë. Ky rast dëshmon edhe një herë se bashkëpunimi i ngushtë dhe besimi i ndërsjellë ndërmjet qytetarëve dhe Policisë së Kosovës është shtylla kryesore e sigurisë dhe mirëqenies në komunitet.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.