Dorëhiqet trajneri i Dritës, Shpëtim Duro

Dorëhiqet trajneri i Dritës, Shpëtim Duro

Pas eliminimit të Dritës në Kupën e Kosovës nga Vëllaznimi dje në Gjakovë, klubi bardh e kaltër ka njoftuar se kryetrajneri Shpëtim Duro ka dhënë dorëheqje.

Me anë të postimit në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se zyrtarët e klubit dhe tashmë ish-trajneri janë takuar menjëherë pas ndeshjes dhe kanë arritur marrëveshjen dy palëshe për ndërprerje të bashkëpunimit.

Ky është postimi i plotë:

“Dorhiqet kryetraineri SHPËTIM DURO

Klubi jonë FC DRITA ju njofton që ka dhënë dorheqje kryetreneri Duro!

Pas një takimi që kishim menjëher pas ndeshjes së djeshme, me një marrëveshje mes dy palësh është vendosur që të ndërpritet bashkëpunimi!

Pas eleminimit nga kupa e Kosovës, dhe dalja nga objektivi i vetëm i klubit për këtë sezon, z.Duro ka ofruar dorheqjen, gjë që është pranuar nga klubi bardh e kaltër!

FC DRITA e falënderon profesor Duron për punën profesionale që ka bërë me klubin dhe i dëshiron shumë suksese!”

KOMENTE