Zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën, Kërstimit Pantiq, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga ky funksion. “Duke mos dashur që me veprimet e mia t’i bëjë dëm qytetarëve dhe Qeverisë së Serbisë, jap dorëheqje nga pozita e zëvendësit të drejtorit të Zyrës për Kosovën, ka thënë Pantiq, përmes një komunikate për media, transmetonRTK.
Sipas tij, në lidhje me zhvillimet e fundit rreth konstituimit të komunave në veri të vendit, janë duke arritur oferta të ndryshme nga përfaqësues të BE-së të cilat ai i quajti jo dinjitoze. Ai potencoi njërën prej këtyre propozimeve, sipas së cilës tha duhet të zbatohet principi merr ose lë, dhe i cili është ofendues dhe i pa dinjitetshëm për serbët.
“Sipas kësaj oferte, kryetarët para gazetarëve do të betoheshin, ndërsa më vonë në seancë të mbyllur do të nënshkruanin deklaratën në të cilën do të jetë stema e Kosovës”, theksoi Pantiq.
Ai ka akuzuar liderin e Iniciativës ‘SDP’ Oliver Ivanoviq, duke e quajtur atë përfaqësues të interesave të shqiptarëve në veri të Kosovës. “Ivanoviq është duke u përpjekur që në këtë mënyrë të marr postin e kryetarit të Mitrovicës, të cilin ia ka premtuar ministri në Qeverinë e Kosovës, Sllobodan Petroviq.