(Lidhur me dorëheqjen e Qemajl Mustafës nga posti i nënkryetarit dhe anëtarit të kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan(
Do e filloj me një vjershë të Nolit
Kënga e Salep Sulltanit
“Dhe Feridi faqe ndron,
Dje shante, sot lëvdon
Fryn bulçit’ e trumbeton,
Që Katrani zbardhëllon”.
Dorëheqje që shpjegon hipokrizi politike, jo se e thirri ndjenja e përgjegjësisë personale. Dorëheqje jo e sinqertë, sepse, nuk u bë në kohën e duhur, u bë pasi u përplasëm e u thyem deri në fund. Dorëheqje e “detyrueshme”, “e menduar mirë” që t’i shpëtohet shkarkimit publik, sepse, e ndjeu se shkarkimi e priste në ditët në vijim. Dorëheqje e ulët deri në fund, sepse, para kësaj here, ka dhënë pesë a gjashtë a shtatë a tetë a dhjetë dorëheqje. Për besë nuk e di mirë! Madje, nuk besoj se mund ta di as Ai vet?!, sepse, po t’i gjejmë, do të dalin goxha shumë.
Nejse!
Të lexojmë arsyet që e shtyjnë për tu dorëhequr!? e fillon me: -“Përmbushja e kërkesës dhe dëshirës se ndonjërit nga anëtaret në kryesinë në Gjilan”,
-Ore, kjo nuk është çështje e dëshirës së dikujt, kjo ishte para se gjithash, obligim juaji moral përballë votuesve tuaj.
Pastaj thoni: “(dhe të disa tutorëve jashtë saj) për të reflektuar (dhenë llogari) për rezultatin zgjedhor në Gjilan”,
-Epo, pse ore i quani tutor?. Krejt këta edhe krejt ata, janë aktivistë të partisë që punuan për Ju, z.ish Kryetar, (për ty) dhe kanë të drejtë të interesohen dhe të kërkojnë reflektim nga Ju. Dhe do të duhej që Ju të reflektonit. Do të duhej të reflektonit në kohën e duhur dhe në vendin e duhur (në mbledhjen e kryesisë së degës), të hapnit rrugën për pozitivitet brenda kryesisë së degës fillimisht e pastaj edhe më gjerë në hapësirën zinxhirore të PDK-së.
Pastaj thoni: “(ani pse unë ndjehem dhe jam fajtori i fundit për një rezultat të tillë)”.
-Epo, si mund ta thoni kështu se jeni fajtori i fundit për një rezultat të tillë, Ju, z.ish Kryetar ?! Ani se nuk e dinë masa e gjerë e aktivistëve tanë nëpër nëndegët tona, mjafton se e dini Ju vet se nga e gjithë Kryesia e PDK-ës, dega në Gjilan, Juve u ka munguar mbështetja për të qenë kandidat nga 2/3(dy të tretat) e anëtarëve të kryesisë. (kujtoje takimin me Kryeministrin në sallën e PDK-ës në selinë qendrore).
Nuk më kujtohet, në ishin tre, katër apo pesë duar (nga gjithsej 31 të pranishëm në sallë) që pranuan kandidimin tuaj. Gjithë ne të tjerët u deklaruam kundër kandidimit tuaj për të qenë kandidat. Pra, e ndershme do të ishte që Ju të tërhiqeshit nga kandidatura, madje, do të ishte edhe veprim i mençur politik. Sikur që, dashuria me zor nuk bëhet as edhe vullneti për tu mbështetur, me zor dot nuk bëhet. Ju vepruat krejt kundër vullnetit të atyre që në vijim do të bënin aktivitetin për fitimin e votave tuaja. Ju u përpoqët të shantazhonit Shefin e Partisë me ikje nga partia, gjë që, normalisht se nuk ishte e këndshme për situatën.
Shefi i Partisë, Kryeministri aktual i shtetit, u detyrua “dhunshëm” që të merret edhe me politikat lokale (nga trysnitë tuaja) pikërisht në kohën e ngarkesave dhe përgjegjësive më të mëdha shtetërore që nga paslufta e deri tani. Pra, nga Brukseli i nivelit të politikave botërore, (merreni me mend) duhet të bie edhe në Viti, Lipjan, Gjilan e tutje e tëhu në rrafshin lokal.
Epo, si mund ta thoni pra; se jeni fajtori i fundit për një rezultat të tillë, Ju, z.ish Kryetar ?
MOS DYSHONI, JU JENI FAJTORI I PARË (gjithsesi, jo i vetmi) PËR HUMBJEN NË GJILAN. Ju do të duhej të dorëhiqeshit në kohën e duhur dhe të lëshonit radhën për përgjegjësitë e radhës.
Jam i sigurt se, edhe përgjegjësit e radhës do të dorëhiqen, veçse, nuk jam kah e di a në këtë javë do të dorëhiqen apo në javën tjetër do të shkarkohen.
/Gani Neziri/
anëtar i Kryesisë së PDK-Dega në Gjilan
FOTO: Foto Fari