(2LONLINE) – Dorëheqja fillimisht e Qemajl Mustafës nga pozita e nënkryetarit të Degës së PDK-së dhe anëtarit të kryesisë dhe tani edhe e kreut të PDK-së së Gjilanit Izmi Zeka, për disa anëtarë në strukturat udhëheqëse të partisë është parë si ‘çlirim’ nga “problemi” që e kishte katandisur partinë, pasi i vlerësonin, që të dy, fajtorët kryesor që PDK i kishte humbur zgjedhjet lokale dhe që nuk po e lejonin, përkatësisht po e pengonin, partinë të këndellet pas asaj humbje.
Kështu së paku thonë burimet e 2lonline brenda PDK-së. Për më tepër, nga ata kjo shihet si hap i parë drejt stabilitetit të partisë. Ndërkohë që ka edhe të atillë, sidomos tani pas dorëheqjes së Izmi Zekës nga posti i kryetarit të degës, që vlerësojnë se tani pas kësaj doreheqje do të ketë trazime të mëtutjeshme të PDK-së për faktin se thuhet se Zeka e ka fortë në disa prej nëndegëve të partisë, strukturat e të cilave nëndegë veç pritet të ndërmarrin në ditët në vijim, hapa të ngjashme për të dhënë dorëheqje nga ato struktura.
Ndryshe, pas largimit të Zekës , PDK ka caktuar Sami Hoxhën koordinator të degës së PDK-së dhe shef të shtabit zgjedhor, ndërsa ka caktuar po ashtu edhe dy zëvendës të tij, Fadil Osmanin dhe Bajram Shaqirin.
Ata që ishin pro që Mustafa e Zeka të lironin rrugë sepse shiheshin si pengesë, e vlerësojnë këtë përzgjedhje si të mirë duke e parë si një hap të ndërmarrë me të cilën degës do ti kthehet stabilitetit .
Për më tepër ata vlerësojnë se me këtë veprim tani është tejkaluar kriza nga problemet e shumta që ka pas Dega e PDK-së në Gjilan, dhe tani pritet unifikim i të gjitha strukturave të degës e do të bëhet mobilizimi i plotë duke e kthyer kështu këtë subjekt politik në pozitën e të qenit subjekti më i fortë në këtë komunë.
Por, pala tjetër brenda strukturave të PDK-së, sidomos mbështetësit e Izmi Zekës, mendojnë se kjo përzgjedhje nuk është premtuese, janë emra të harxhuar të cilët nuk e kanë atë fuqi e influencë dhe se nuk mund të pritet që ata të jenë ai faktori unifikues që i duhet tani më së shumti PDK-së për të dal nga ngërçi që kishte hyrë qysh prej humbjes në zgjedhjet lokale, humbje kjo që i kishte tubulluar keq, dhe deri m ëtani u pa qartë se nuk mudn të gjendje një rrugë për t’u kthejë.
Si do që të jetë, mbetet të qartësohet në ditët në vijim. A do të dali ajo që pretendojnë njëra palë, se stabilitetit nisi dhe shumë shpejtë PDK-ja do të jetë forcë e parë, apo do të dali ajo që pretendojnë një pjesë tjetër e PDK-së, ku tani pas këtyre dorëheqjeve në kryesi, do të fillojnë të tilla edhe nëpër nëndegë, mbetet të shihet.
Përndryshe “Nisma” e Fatmir Limaj është duke i bërë tani më përgatitjet e fundit për të krijuar strukturën e saj edhe në Gjilan dhe nuk mungojnë as përfoljet se Qemajl Mustafa apo Izmi Zeka, me përkrahës të tyre, mund të jenë pjesë e “Nismës”. /2lonline/