Është krijuar një dorë elektronike, e cila lejon që njerëzit e gjymtuar të ndjejnë përmes gishtave robotike. “Shkencëtarë nga Italia, Gjermania dhe Zvicra nisën një projekt që do t`i jepte mundësinë një personi të gjymtuar të ndiente përsëri prekjen me anë të protezës”,- thotë profesori Silvetro Micera.
Shqetësimi më i madh nuk ishte për pjesën elektronike, por për programin që do të lejojë trurin njerëzor të kuptojë reagimin ndijorë. Duke përdorur algoritmet kompjuterike, sinjalet elektrikë do të kthehen në një impuls që nervat ndijore mund ta kuptojnë.
Pacientit Z. Aabo, i kanë vendosur katër elektroda në nervat e krahut, të cilat janë lidhur me dorën elektronike. Reagimi i tij i parë ishte: “Kjo është magji! Mund të ndjej kur mbyll dorën!
Ai vazhdoi duke thënë se: “Ndryshimi më i madh është kur kap diçka me dorë, mund ta ndjej çfarë jam duke bërë, pa e parë. Mund ta përdor dorën në errësirë. Ishte e thjeshtë për t’u përdorur dhe të jepte mundësi të ndjeje nëse objektet ishin të fortë ose të butë, rrethorë ose katrorë.”
Dr. Alastair Ritchie, lektor në Universitetin e Notingamit, tha se kjo teknologji do t’i jap mundësi përdoruesit të kuptojë sa fortë e kapin objektin, dhe kjo është shumë e rëndësishme për objektet delikate. Imagjinoni të merrni një vezë pa e ndjerë sa fort e keni kapur.