Donjeta Sadiku i ka siguruar medaljen e artë Kosovës në turneun e boksit për të rinj që po mbahet në Turqi. Boksierja kosovare ka mposhtur në finale ukrainasen Marija Cherednichenko. Për të siguruar kalimin në finale, Donjetës iu desh të mposht boksjeren angleze Ellie Scotiney, duke siguruar kështu tashmë të argjendtën.
Por, në finale kosovarja Sadiku, tregoi performancë tjetër të mirë për të fituar të artën, për të regjistruar një tjetër sukses të madh për sportin e Kosovës.
Thaçi uron Donjetën për medaljen e artë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar boksierën nga Kosova, Donjeta Sadiku.
Donjeta fitoi medaljen e artë në sportin e boksit në Turiq. Ndërsa, Thaçi ndjehet krenar për këtë arritje të Donjetës dhe qindra talenteve të rinj në Kosovë.
“Boksierja Donjeta Sadiku u shpall sot kampione evropian për të reja. Krenar me Donjetën dhe qindra talentë të rinj kosovarë. Epoka e sportistëve tanë të artë sapo ka filluar”, ka shkruar Thaçi./Indeksonline/