DYLON

Donika Gërvalla, kallëzim penal ndaj kryeministrit Mustafa

Avatar photo Redaksia

Kryetarja e degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla ka treguar se është duke pritur protokollimin nga Prokuroria e Shtetit për kallëzimin penal ndaj kryeministrit Isa Mustafa. Ajo nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka thënë se është kureshtare për trajtimin e këtij rasti.

“Në prokurori, në pritje të protokollimit të kallëzimit penal ndaj Isa Mustafës, Ismet Beqirit dhe dy shoferave të qeverisë dhe LDK-së, të cilët duke dashur të luajnë rolin e rojes, më sulmuan fizikisht… Kureshtare se si do të trajtohet ky rast skandaloz nga organet e drejtësisë”, është shprehur ajo. /Indeksonline/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.