• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Donatori Banush Neziri dhe shoqata “Dobrosini” në Zvicër bëjnë me shtëpi familjen katër anëtarëshe

Redaksia 2LONLINE 4 Korrik, 2020 3 min
 Donatori Banush Neziri dhe shoqata “Dobrosini” në Zvicër bëjnë me shtëpi familjen katër anëtarëshe

Falë solidaritetit të treguar nga Banush Neziri dhe shoqata “Dobrosini” në Zvicër, sot është bërë me shtëpi Ylfete Ademi me tre fëmijët e saj, të cilët përballen edhe me probleme shëndetësore, e cila në kohë të pandemisë ka mbetur edhe pa burrin Ajet Ademi, i cili ka ndërruar jetë për shkak të problemeve të shumta shëndetësore.

Në fjalën e tij pas dorëzimit të çelësave, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemajli, ka thënë se falë donatorëve edhe një familjeje sot i është bërë zgjidhja që të jetoj në kushte më të mira, përkundër që edhe në vitin 2004 Komuna e Gjilanit ia kishte ndërtuar shtëpinë në fshatin Lipovicë.

“Kjo familje e cila jetonte e izoluar në fshatin Lipovicë në kushte të vështira sot është bërë me shtëpi të re. Në këtë familje përpos varfërisë përballja ishte e vazhdueshme edhe shkaku i problemeve shëndetësore që dy fëmijët kishin vazhdimisht dhe tash së fundmi është rënduar gjenja edhe më shumë pasi që nga jeta është ndarë kryefamiljari Ajet Ademi. Për shkak të rrethanave të krijuara dhe izolimit kjo ishte zgjidhja më e mirë që e bënë donatorët. Përkujdesja e Komunës së Gjilanit ka qenë e vazhdueshme për këtë familje dhe të gjitha ato familje që janë duke jetuar në kushte të vështira”, ka thënë drejtori Xhemajli.

Banush Neziri, donatori kryesor dhe pronar i kompanisë “Biti Com”, ka falënderuar të gjithë kontributdhënësit, duke u ndjerë mirë që kanë arritur ta bëjnë me shtëpi një nënë e cila rrit tre jetim dhe dy prej tyre edhe me probleme shëndetësore.

“Të gjithë ata që kanë dhënë donacion mund ta shohin kontributin e tyre këtu tek kjo shtëpi e cila tash i ka të gjitha kushtet për të strehuar këtë familje në kushte moderne. Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që kanë dhënë kontribut që sot ta përurojmë këtë shtëpi e ta strehojmë këtë familje. Sot kemi arsye të gëzohemi të gjithë edhe familja por edhe ne që kemi bërë që ta strehojmë atë”, ka thënë mes tjerash Neziri.

Qenan Shabani, në emër të shoqatës “Dobrosini”, dhe të mërgimtarëve ka thënë se ky ka qenë një aksion i përbashkët i mërgatës që kjo familje të bëhet sa më parë me shtëpi.

“Janë mjetet e bashkatdhetarëve të shumtë që kanë kontribuar nga Zvicra, Gjermania, Austria dhe më gjerë, që sot ta bëjmë me shtëpi këtë familje e cila pos tjerash është duke rritur fëmijët jetim dhe në Lipovicë, pothuajse ishte e izoluar tërësisht”, ka thënë mes tjerash Shabani.

Ndërsa Mursel Zymberi, drejtor i Qendrës për Punë Sociale, ka konfirmuar se kjo familje do të jetë në vazhdimësi e mbështetur nga Komuna e Gjilanit në forma të ndryshme, sepse gjendja dhe rasti i saj është i vecantë edhe në aspektin social, shëndetësor por edhe në atë ekonomik.

Etiketa:“Dobrosini” aktuale Banush Neziri Donatori Zvicër
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022
Nacionale

Nga ky muaj edhe fëmijët e lindur në vitin 2014 mund të

1 Korrik, 2022
N'rrjet

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj të karrierës

1 Korrik, 2022

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022

Komuna e Vitisë furnizon zjarrfikësit me pajisje të nevojshme

30 Qershor, 2022

Italianët trajnojnë pjesëtarët e FSK-së për shpëtim në male

30 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com