DYLON

Donatorët t’i përmbushin premtimet!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Donatorët të cilët premtuan në mbrëmjen humanitare të organizuar nga Komuna e Gjilanit, po vazhdojnë t’i përmbushin ato për t’u dalë në ndihmë familjeve që kanë nevojë për strehim dhe banim, por ka edhe të tillë që akoma nuk e kanë brë një gjë të tillë. E kryetari i Komun[s s[ Gjilanit Lutfi Haziri u bënë apel të gjithë donatorëve t’i përmbushin premtimet e tyre të dhëna në mbrëmjen humanitare

Deri më tani, Fondi prej 100 mijë eurosh i ndarë nga Komuna e Gjilanit për familjet në nevojë është rritur nga njerëzit e vullnetit të mirë me mbi 86 mijë euro dhe mbi 21 mijë franga zvicerane.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri ka shprehur falënderim për qytetarët e vullnetit të mirë kudo që janë që iu kanë përgjigjur thirrjes për ndihmë nevojtarëve, duke apeluar edhe tek të tjerët që t’i përmbushin premtimet e dhëna në mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”.

Ndryshe, pesë shtëpi tashmë kanë nisur të ndërtohen për familjet me gjendje më të rëndë, derisa javë më parë në një takim me autoritetet komunale edhe donatorët tjerë që kanë premtuar ndërtim të shtëpive me çelësa në dorë, janë zotuar se janë të gatshëm t’i përmbushin ato.

Poashtu, ka nisur edhe meremetimi i shtëpive sipas kërkesave të qytetarëve.

Për hirë të transparencës, Komuna e Gjilanit do të vazhdoj t’i bëjë publike të gjitha transaksionet që kanë ardhur në xhirollogaritë zyrtare, thonë zyrtarë komunal.