Sot, në SHFMU “Abdullah Tahiri” në fshatin Malishevë, arriti një donacion vullnetar, pajisje me gjashtë tepih për fatosat e parashkollorëve, vlera e të cilave është prej 600 Eurove.
Donacioni erdhi nga bashkatdhetari ynë vullnetmirë dhe njëkohësish pronar i Restaurant “ELMA”, Xheladin Zeneli, i cili gjithmonë në mënyrë vullnetare përkujdeset për krijimin e kushteve të favorshme për shkollën tonë, e në përgjithësi me punë dhe përkushtim për fshatit Malishevë.
Xheladin Zeneli, ka ndihmuar në vazhdimësi shkollën tonë, duke u përkujdesur për krijimin e kushteve sa më të favorshme, për të pasur nxënësit dhe mësimdhënësit tanë kushte dhe ambient sa më cilësor.
Drejtori i SHFMU “Abdullah Tahiri”, Rashit Sahiti, ka falënderuar përzemërsisht bashkatdhetarin Xheladin Zeneli, duke u përkujdesur fuqimisht për shkollën tonë dhe për tërë fshatin Malishevë.
“Si drejtor i SHFMU “Abdullah Tahiri”, po ashtu edhe në emër të Kryesisë së Këshillit të fshatit Malishevë deklaroj se gëzohem për faktin se pajisja e të gjitha klasave të parashkollorëve me këto tepih e ndihmojnë dhe e lehtësojnë punën me fatosat dhe njëkohësisht fëmijët tani e tutje do ta kenë një ambient më të nxehtë dhe më qëndrueshëm. Kjo shkollë për neve është e veçantë në fshatin tonë dhe trajtimi ynë ndaj saj, përherë ka qenë i tillë nga të gjithë qytetarët tanë. Këtë e them për arsye se nga viti në vit, kushtet dhe infrastruktura e brendshme në këtë shkollë po vijnë duke u përmirësuar, e kjo falë bashkëpunimeve dhe donacioneve siç është edhe ky i sotmi”, ka thënë Sahiti.
Ai ka deklaruar se, Xheladin Zeneli është shembull i një qytetari të ndershëm, një aktivist vullnetar i cili punon fuqimisht dhe pareshtur në interesa të përgjithshme të fshatit. Të gjithë qytetarët duhet të jem shembull i një qytetarie aktive, ashtu siq është Xheladini.
Ndërkaq, aktivisti tjetër, Agron Tahiri, ka falënderuar bashkatdhetarin e kësaj iniciative, të cilën e vlerësoi shumë të rëndësishme dhe bëri thirrje për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen nga të gjithë qytetarët tjerë. Ai ka deklaruar se të gjithë qytetarët duhet të jenë model i rëndësishëm i punës vullnetare për fshatin Malishevë, në mënyrë të tillë që të krijojmë kushte të favorshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Nga ana tjetër, donatori, Xheladin Zeneli, ka falënderuar drejtorin e kësaj shkolle, Rashit Sahiti, për punën dhe angazhimin maksimal që e bënë në udhëheqjen dhe menaxhimin e kësaj shkolle, po ashtu edhe angazhimin maksimal që po jep si Kryetar i Këshillit të Fshatit Malishevë.
Ai ka deklaruar që do të vazhdojë të punojë fuqimisht në angazhimin e një qytetarie aktive në bazë të mundësive dhe hapësirës për të gjithë fshatin Malishevë, duke proceduar më tutje në dhënien e donacioneve tjera.