DYLON

Donacionet e tilla janë një mbështetje e çmuar për Policinë e Kosovës

Donacionet e tilla janë një mbështetje e çmuar për Policinë e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Sot, më 09.09.2021, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, Policia e Kosovës ka pranuar një donacion me pajisje nga Ambasada Amerikane në Kosovë, gjegjësisht INL (Byroja Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatim të Ligjit- Ambasada Amerikane në Kosovë) në koordinim me DOJ-ICITAP dhe EXBS. Pranim- dorëzimi i donacionit u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti si dhe z. Shawn Waddoups Drejtor i INL.

Ky donacion i pranuar sot me pajisje të avancuara dhe shumë të sofistikuara do të mbështetë Policinë e Kosovës në luftimin e shumë dukurive negative në kohë reale si dhe zbulimin dhe praninë e substancave të rrezikshme si eksplozivë dhe lëndë narkotike.

EkoHigjiena

Donacionet e tilla janë një mbështetje e çmuar dhe Policia e Kosovës falënderon Ambasadën Amerikane dhe INL për bashkëpunimin si dhe përkrahjen e vazhdueshme dhënë Policisë së Kosovës në fusha të ndryshme policore, njofton Policia e Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.