“Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Gjilan, Arbenita Hajdari, së bashku me shefin e shërbimit të Urgjencës Dr. Ekrem Kryeziu, pranuan donacion nga Ministria e Shëndetësisë, pajisje mjekësore në vlerë të 16 mijë e 165 euro”, njofton DSHMS.
“Këto pajisje mjekësore për QKMF-në, e në veçanti për shërbimin e urgjencës janë të mirëseardhura, në mënyrë që ndihma e ofruar kundrejt pacientëve në nevojë të jetë akoma më efikase e kualitative”, ka thënë drejtoresha Arbenita Hajdari. /2LONLINE/