DYLON

Donacion kompjuterësh nga shoqata “Llashtica vendlindja ime” për shkollën e fshatit

Donacion kompjuterësh nga shoqata “Llashtica vendlindja ime” për shkollën e fshatit
Avatar photo Redaksia

“Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, shkolla jonë u pasurua me një donacion të çmuar prej 10 kompjuterësh, të dhuruar nga shoqata “Llashtica vendlindja ime” në Zvicër”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Shkollës Fillore ”Esat Berisha” në Llashticë të Gjilanit.

Drejtuesit e shkollës, në emër të nxënësve dhe stafit, kanë shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e tyre të sinqertë për shoqatën humanitare në Zvicër, për donacionin prej 10 kompjuterësh, në këptë fillim viti të ri shkollor 2026/2027.

EkoHigjiena

Ky donacion është një ndihmë e madhe për përmirësimin e mësimit dhe pajisjen e shkollës me teknologji bashkëkohore.

“Falënderojmë kryetarin z. Enver Hajdari me stafin e tij si dhe z. Bekim Fazliu dhe Besim Ismaili të cilët sot sollën këtë donacion të çmuar për shkollën tonë. Faleminderit për bujarinë, përkushtimin dhe mbështetjen tuaj ndaj arsimit dhe nxënësve tanë”, thuhet në njoftimin e e Drejtorisë së Shkollës Fillore ”Esat Berisha” në Llashticë.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.