DYLON

Donacion Italian për shkollën e Arteve Pamore “Adem Kastrati”

Donacion Italian për shkollën e Arteve Pamore “Adem Kastrati”
Avatar photo Redaksia

Donacion Italian për shkollën e Arteve Pamore “Adem Kastrati” në Gjilan.

Kontigjenti i MSU-së, me prezencën e Komandantit të Regjimentit të Karabinierëve MSU, Kolonel Alberto Santini, dhe drejtori i shkollës Roland Masurica, nënshkruan aktin e pranim/dorëzimit të mjeteve të konkretizimit si donacion në vlerë prej 9 mijë euro.

EkoHigjiena

Kabinetet dhe ateletë e shkollës së mesme të Arteve pamore “Adem Kastrati”, janë pajisur me vegla pune të rëndësishme të cilat do t’i shërbejnë nxënësve për konkretizimin e mësimit dhe ngritjen e shkathtësive të tyre, transmeton 2LONLINE.com.

Roland Masurica, drejtori i shkollës ka thënë se kjo është hera e dytë që shkolla përfiton donacion nga misioni Italian në Kosovë, i cili ndjeshëm do të përmirësoj kushtet e punës dhe do të mundësoj që nxënësit dhe mësimdhënësit të ngrisin kompetencat e tyre në mësimdhënie dhe nxënie.

“Në emër të shkollës falënderojmë Misionin e Karabinierëve në Kosovë, ku përveç misionit të sigurisë që kanë si prioritet, ata në vazhdimësi ndihmojnë në përmirësimin e infrastrukturës në fushën e arsimit, andaj ju jemi mirënjohës për jetë”, ka thënë Masurica, transmeton 2LONLINE.com.

Kolonel Alberto Santini, Komandanti i Regjimentit të Karabinierëve Italian, në fjalën e tij të rastit tha se” “Ne po mundohemi që të bëjmë gjithçka për përmirësimin e kushteve të punës për ju, andaj, jam i kënaqur që ky donacion do të ndihmoj në zhvillimin e potencialit tuaj. Ju jeni rinia dhe e ardhmja e këtij vendi. Ju faleminderit shumë”.

Në shenjë respekti për këtë kontribut të dhënë, shkolla ndau disa mirënjohje.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.