/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani ka pritur në një takim ish Administratorin e UNMIK-ut për komunën e Kamenicës Stefan Felberg, që solli një mbështetje simbolike me 4 kompjuterë dhe një makinë printuese-fotokopjuese që do t`ju shërben në kryerjen e shërbimeve në Administratën Komunale. Po ashtu është premtuar se brenda javës së ardhshme Kamenicës do t`iu dhurohet edhe një veturë.
Sinani falënderoi përfaqësuesin e UNMIK-ut për mbështetjen e ofruar. “Kjo është një vlerë simbolike por me rëndësi e veçantë për mua si kryetar është se ne po krijojmë komunikimin dhe bashkëpunimin me të gjitha institucionet që veprojnë në Kosovë” ka thënë Sinani.
Pas takimit ata vizituan disa shërbime të komunës për të pare nga afër kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve. /2L ONLINE/