• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

“Don Bosko”, vjen me risi, fillon edhe me klasat e para, dyta e treta

Redaksia 2LONLINE 19 Gusht, 2022 3 min
 “Don Bosko”, vjen me risi, fillon edhe me klasat e para, dyta e treta

Qendra “Don Bosko”, këtë vit vjen me risi, pasi Kolegji që funksionon brenda kësaj Qendra e që përfshin, shkollën e mesme të lartë, të mesme të ulët, këtë vit, nga 1 shtatori do të fillojë edhe me ciklin fillor, përkatësisht me klasat e para, të dyta dhe  të treta.

Don Bledar Huba, drejtor i Qendrës “Don Bosko”, ka thënë për Portalin 2LONLINE,  se nga ky vit do të startojnë edhe me ciklin fillor, pasi tani janë themeluar paralelet e para, për klasën e parë, dytë e tretë, për të cilën kjo qendër është akredituar, përkatësisht ka licencë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Don Bledar Huba ka bërë me dije, se ka pasur kërkesa në vazhdimësi nga prindërit që të startojmë edhe me klasat e para, ne i kemi marrë seriozisht këto kërkesa, është punuar në këtë drejtim për t’i plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara dhe tani po e jetësojmë këtë, pasi tani vetëm kemi bërë dy paralele të klasës së parë dhe nga një paralele, për klasën e dytë dhe të tretë.

Përndryshe, programi tjetër, vazhdon si zakonisht me klasat, VI – XII.

Përndryshe, Don Bledar Huba ka bërë me dije se  edhe me staf janë të plotësuar për këtë cikël dhe vlerëson se çdo gjë do të shkojë siç është më së miri.

“Qëllimi i Qendrës “Don Bosko”, është që të krijohet në këtë qendër një pikë referimi për krejt qytetin e Gjilanit, për një edukim cilësor, qoftë në aspektin e mësimëdhënies, qoftë në aspektin e formimit njerëzor të nxënësve”, ka thënë Don Bledar Huba.

Qendra “Don Bosco” përfshin edhe Oratori – Qendra Rinore, e cila ofron aktivitete sportive dhe kulturore  për fëmijët gjatë gjithë vitit. Në këtë vazhdë, edhe në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, kjo qendër ofron një aktivitet kulturoro-sportiv, që do  organizohet nga data 21 e deri më 26 gusht.

Përgjatë kësaj periudhe gjashtë-ditore  fëmijët pjesëmarrës do të sfidohen në lojëra të ndryshme sportive si dhe aktivitete kulturore.    /2LONLINE/

Etiketa:aktuale don bosco Gjilan rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
N'rrjet

Ministri Mehaj takohet me përfaqësuesit britanikë të NATO-s

7 Shkurt, 2023
Nacionale

Ushtarakët e FSK-së dhe FARSH-së trajnohen së bashku

7 Shkurt, 2023
Nacionale

Hafize Bajrami ka fituar çmimin e parë në garën “The cyber security

7 Shkurt, 2023
Art/Kult

Sa i ka qëndruar dhe i qëndron kohës poezia e Rexhep Elmazit?

7 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

Ministri Mehaj takohet me përfaqësuesit britanikë të NATO-s

7 Shkurt, 2023

Ushtarakët e FSK-së dhe FARSH-së trajnohen së bashku

7 Shkurt, 2023

Hafize Bajrami ka fituar çmimin e parë në garën “The cyber security women-Game Changer Awards”

7 Shkurt, 2023

Sa i ka qëndruar dhe i qëndron kohës poezia e Rexhep Elmazit?

7 Shkurt, 2023

Skender Hoxha nga sot i bashkohet AAK-së

7 Shkurt, 2023

Kryesuesi Maloku priti në takim Ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund

7 Shkurt, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com