Domosdoshmëria e rizgjimit të PDK-së në Gjilan

Domosdoshmëria e rizgjimit të PDK-së në Gjilan

Ka kohë që pyes veten në qetësi. Çfarë u bë me degën tonë?! Pse kjo heshtje politike e degës kaq e gjatë? Pse asnjë aktivitet publik nga Kryesia e degës që do të tërhiqte syrin dhe vëmendjen e qytetarit gjilanas? Pse aktivistët e nëndegëve nuk ngrenë zërin e arsyes që të kërkojnë arsyen e heshtjes (“politike”) të Kryesisë së degës?

Shkruan: Gani NEZIRI

Pse nuk ka paraqitje të hapura të kandidatëve për Kryetar Dege?! Pse ky mos interesim aq i theksuar?! Pse (nuk) është mjaftueshëm i pranueshëm edhe ky i vetmi kandidat që guximshëm është paraqitur në skenë duke thyer heshtjen e stërkequr qe sa e sa kohë?

Ndërkohë, ambiciozët e tjerë rrinë “fshehur” në pritje të krijimit të situatave “më ndryshe” për t’u sulur në mes si “çlirimtarë” të zgjidhjes së zgjedhjeve.

Në anën tjetër, si është e mundur dhe si mund të kuptohet që asnjëri nga kandidatët e përfolur në qytet e në portale elektronike (me e pa adresë) nuk ua përmbushka vullnetin që t’i besohet pozicioni i Kryetarit të degës?

Ndërkohë që, kujtoj se PDK dega në Gjilan ka kuadro të mjaftueshme (profilesh të ndryshme profesionale) brenda saj që do të mund të udhëhiqnin degën drejt fitores së pushtetit lokal.

Pavarësisht paraqitjes arrogante nga aut-i të ndonjë badihavgjie, që nuk ja varë askush për asgjë, sa i përket organizimit të brendshëm të PDK-së, aktiviteti ynë duhet të vazhdoj për të gjetur zgjidhje qytetëruese për zgjedhje në PDK.

Nuk duhet lejuar stagnimin e gjendjes aktuale të amullisë së degës (as unë- as ti-as ai) që vjen si rezultat i aktivitetit negativ nga dikush me dije të pamjaftueshme qytetare, e sidomos nga mungesa e mendimit politik intelektual për të gjetur mënyrën e zgjidhjes të zgjedhjes intelektuale.

Kujtoj se është kohë e fundit për PDK-në dega në Gjilan që të mbledhim forcën e arsyes politike, ose më mirë me thënë; të mbledhim pjesët e shkapërderdhura të pasqyrës (më falni) të grupimeve të vogla të partisë dhe t’i futemi aktivitetit serioz në rizgjim të PDK-së, dega në Gjilan.

Nuk është e pamundur!

Meritore është që PDK të administroj Komunën e Gjilanit.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE