DYLON

Dominojnë atletët

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Në shtëpinë e kulturës “Isa Kastrati“, në Kamenicë, të mërkurën është bërë zgjedhja e sportistëve , klubeve dhe trajnerëve më të mirë për vitin kalendarik 2013. Vijona Kryeziu dhe Musa Hajdari, dy anëtarë të klubit të atletikës “ Rogana”, nga Rogana, u shpallën sportistët më të mirë të Komunës së Kamenicës.

Klubi më i suksesshëm është shpallur  klubi i volejbollit  “ Flaka”(femrat),  ndërkaq, trajneri më i mirë i vitit u shpall Zijadin Kryeziu, trajner i klubit i atletikës “ Rogana”.Me mirënjohje e medalje  u shpërblyen  këta sportistë të dalluar : Vullnet Bunjaku- klubi  i atletikës “ Arbëria”, Fisnik Ismajli- klubi  i karatesë “ Shogun”, Sabri Aliu- klubi i shenjëtarisë “ Dardania”, Ilir Zubaku- klubi  i futbollit “ Kamenica”, Elza Maliqi- klubi i  volejbollit  “ Arbëria”, Minire Kryeziu- klubi  i volejbollit “ Flaka”, Nezir Rahimi- klubi i  futbollit “ Kamenica”, Beslind Kastrati  nga  klubi i futbollit “ Kaolini”, Blerina Spahiu, klubi  i volejbollit “ Flaka “ Majlinda Cana klubi i  atletikës “ Rogana”, Granit Kryeziu- klubi i atletikës  “Rogana “ dhe Astrit Kryeziu “- klubi i  atletikës “ Rogana”,

EkoHigjiena

Në këtë eveniment , pos sportistëve  të pranishëm ishin edhe  nënkryetari  i komunës Fatmir Matoshi, që tha se bashkërisht me Kryetarin e komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, do t’i japin vëmendje më shumë sportit dhe do të mbështesim edhe më shumë këtë sektor.

Edhe kryesuesi i Kuvendit  Bajram Dërmaku, tha se vullneti i sportistëve  nuk ka munguar asnjëherë, përkundër kushteve të vështira që i kanë përcjellë për të arritur këto suksese. Ai ka uruar që sukseset e sportistëve juaja të vazhdojnë edhe më tutje.

E, Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Venera Dërmaku- Rexha, tha se i  vije mirë që komuna e Kamneicës ka këso sportistë e sportiste të dalluara, dhe ka shtuar se bashkëpunimi nuk do të mungoj as në të ardhmen. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.