DYLON

Dominojnë aktakuzat për vjedhje si: vjedhje, vjedhje pylli, vjedhje e shërbimeve

Dominojnë aktakuzat për vjedhje si: vjedhje, vjedhje pylli, vjedhje e shërbimeve
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të mitur, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

EkoHigjiena

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orëve, për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ nga neni 185 i Kodit Penal të Kosovës.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur (11) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”. /2LONLINE/