Domatja e shendetshme për lëkurë

Domatja është një ndër perimet më të shëndetshme për lëkurën: e mbron nga dëmet e shkaktuara nga rrezet e diellit, duke qenë e pasur me likopen, dhe lufton radikalet e lira, duke vonuar në këtë mënyrë daljen e rrudhave në lëkurë. Por, nëse domatja ka kaq shumë të mira kozmetike, përse të mos e bëjmë një ndër trajtimet tona të bukurisë? Variantet e përdorimit janë të shumta. Ja disa:
Lëngu i freskët mund të përdoret si tonik i përditshëm për fytyrën.

Domatja e prerë në gjysmë mund të bëhet një instrument shumë i mirë masazhi: qarkullojeni në fytyrë me lëvizje të vogla duke përdorur gjysmën e saj. Pastaj lëreni të thahet dhe shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët dhe më pas me ujë të ftohtë.

Lëkura që përfiton më shumë nga trajtimi me domate është pa dyshim lëkura e yndyrshme, pasi me aciditetin e saj thanë gjëndrat e tepërta të djersës. Merrni vetëm tulin duke hequr farat dhe lëngun, aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni për 20 min. Kjo është një maskë e thjeshtë dhe me efekt të menjëhershëm.

Edhe duart mund të bëhen më të bukura me domate, shtrydhni lëngun e domates në duar dhe lëreni deri sa të thahet, më pas shpëlajeni me ujë të vakët, rezultati do të jetë, një lëkurë më e qartë, e pastër dhe e butë.

KOMENTE