DYLON

Domatet, ilaç natyral për një zemër të shëndetshme

Avatar photo Redaksia

Kërkuesit thonë se për të pasur një zemër sa më të shëndetshme, duhet të shtoni dozën e konsumit të domateve. Jemi të bindur se të konsumosh perime, vaj ulliri, janë të nevojshme për një shëndet më të mirë, por tashmë shtohen edhe më shumë shpresat për ndalimin e sëmundjes së zemrës.

Shkencëtarët i kanë mëshuar faktit se duke marrë një pilulë në ditë që përmban vitaminat e një domateje, mund të kontrollosh sëmundjet e zemrës.

EkoHigjiena

Studimi në fjalë është kryer mbi 72 njerëz të rritur, të cilët kishin marrë çdo ditë nga një pilulë. Në përfundim të trajtimit, njerëzit kishin një përmirësim të enëve të gjakut. Pilula përmban likopene, një antioksidant natyror i cili ju jep domateve ngjyrën e tyre të kuqe.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.