DYLON

Doli nga shtypi numri i dytë i revistës së shkollës “Yjet Ndriçues”!

Doli nga shtypi numri i dytë i revistës së shkollës “Yjet Ndriçues”!
Avatar photo Redaksia

“Me krenari prezantojmë numrin e dytë të revistës së shkollës sonë “Yjet Ndriçues”, një botim që pasqyron më së miri jetën, punën, talentin dhe arritjet e komunitetit tonë shkollor”, thuhet në njoftimin e SHFMU ” Mulla Idris Gjilani” Velekincë, Gjilan.

Në faqet e saj do të gjeni krijime letrare, punime artistike, shkrime të nxënësve dhe mësimdhënësve, si dhe një përmbledhje të aktiviteteve, projekteve, sukseseve dhe ngjarjeve më të rëndësishme që shënuan vitin shkollor 2025–2026.

EkoHigjiena

Çdo faqe e kësaj reviste ruan kujtime, emocione dhe përpjekje të përbashkëta, duke dëshmuar se shkolla jonë nuk është vetëm një vend i dijes, por edhe i krijimtarisë, bashkëpunimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm.

“Falënderojmë të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët që kontribuuan në realizimin e këtij botimi. Kontributi i secilit ka bërë që edhe ky numër i revistës të jetë një pasqyrë e denjë e jetës së shkollës sonë. “Yjet Ndriçues” vazhdojnë të ndriçojnë me dijen, talentin dhe sukseset e nxënësve tanë’, thuhet në njoftimin e shkollës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.