DYLON

Doli nga shtypi numri 27 i revistës “Nositi”

Doli nga shtypi numri 27 i revistës “Nositi”
Avatar photo Redaksia

Nexhat Rexha   – /kryetar i Klubit Letrar Nositi/

Klubit Letrar “Nositi”, në këtë vit mbushen 30 vite të një fillimi të mbarë. Ishte vjeshta e vitit 1996,kur themeluam Klubin Letrar “Nositi”. Ato ishin vite të okupimit klasik serb në Kosovë, një grup adhuruesish të fjalës së bukur artistike themeluan dhe emëruan me këtë emër me simbolikën poetike Lasgushiane.

EkoHigjiena

Kryesia e themelimit zgjodhi kryetar të Klubit Letrar, shkrimtarin Ibrahim Ibishi.

Filluam punën në mbajtjen e orëve letrare në shkolla dhe me përurim librash.

Bëmë përpjkeje për të filluar botimin e revistes me këtë emër, mirëpo, na munguan mjetet financiare, me ardhjen e lirisë së Kosovës, rifilluam organizimin dhe filluam botimin e revistës NOSITI.

Kryetar dhe Kryeredaktor të revistës u zgjodh shkrimtari Sinan Sadiku. Nga në numër në tjetrin vazhduam botimin e revistës, sot kemi arritur në këtë numër, i cili është në duar të lexuesve.

Revista e bëri jetën në përkrahje të komunës sonë edhe pse në ndonjë kohë ajo nuk u ndihmua.  Dy numra të revistës u botuan në ndihmën e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Kosovës.

Sot revista ndihmohet nga Institucionet komunale dhe nga Sponsori i i Komunës sonë Ndërmarrja ”Vëllezërit Borovci”.

Punimet e botuara në këtë numër të revistës përfaqësojnë të gjitha trevat autoktone.

Në faqet e revistës zënë vend të rëndësishëm punimet e shpërblyera në konkurset anonime të dy manifestimeve kombëtare të mbajtura në Komunën tonë, si në: FLAKA E JANARIT dhe LULËLUQET E PRILLIT, të mbajtura gjatë këtij gjashtëmujori të këtij viti. Për të mos u ndaluar edhe në aktivitete në vazhdim të shënimit ë ngjarjeve kulturore.

Nga numri në numër Revista Letare-kulturore”Nositi”, ruan kujtesën e kësaj treve. /2LONLINE/